Pronari i korporatës “Kryeziu”, Qëndrim Kryeziu gjatë qëndrimit disa ditor tek Arbëreshët e Italisë shprehu gadishmërinë që Arbëreshët të kenë hapësirë mediale në Tv Arbëria, që të promovohet kultura, tradita dhe ngjarjet e tyre.
“Në vazhdim të takimeve me Kryetarët e Komunave Arbëreshe, patëm rastin ta takojmë edhe kryetarin e Komunës Hora e Arbëreshve z. Rosario Petta!
Nga bisedat dhe kërkesat që dolën në takim me kryetarin komunës z.Petta, unë shpreha gadishmërinë që Arbëreshët të kenë hapësirë mediale në Tv Arbëria, që të promovohet kultura, tradita dhe ngjarjet rreth vëllezërve tanë Arbëreshë.
Tani e tutje kjo platformë televizive TV Arbëria do të jetë në shërbim të komunitetit Arbëreshë në Itali, ku do të kenë hapsirë çdo ditë me nga një orë emision ditorë!
Gjithashtu aplikacioni OTT ARB Tv do të jetë falas për të gjithë Arbëreshët🇦🇱!
Transmetimi do të fillojë shumë shpejt në TV Arberia!”