Ish-ambasadori: Kurti, Bislimi e zyrtarë të VV-së po sillen si Inspektor të Përgjithshëm të BE-së

Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të...

107 vite nga lindja e Kiro Gligorovit, presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë

Rreth 5.000 deri 6.000 qytetarë dhe turistë gjatë vitit...

Kurti udhëton për në Gjermani, aktivizohet edhe për zgjedhjet evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Jeta plot dhimbje e Shkëlqimit pasi ia vranë motrën

Extra AL PVC

Shtatë vjet pas vrasjes së Donjeta Pajazitajt nga një kushëri i saj, në bjeshkët e Strellcit në Komunën e Deçanit, vëllai i saj, Shkëlqimi, rrëfen se si është të jetosh me dhimbje – kur ëndrrat e ëmbla se Donjeta është ende e gjallë sfidohen nga realiteti i hidhur, me të cilin familjarët përballen kudo, nga shtëpia deri te sallat gjyqësore.

Rrugën gati trikilometërshe nga shtëpia e familjes Pajazitaj deri te stacioni i autobusëve në fshatin Strellc të Deçanit, Donjeta dhe Shkëlqimi e përshkonin çdo ditë së bashku, gjatë viteve 2011 dhe 2012.

Tani, shtatë vjet pas vrasjes së motrës së tij të madhe, Shkëlqimit i bie shpeshherë të ecë në të njëjtën rrugë, me mendjen te kujtimet e tij me të.

“Kur kaloj në atë rrugë, tash e shtatë vjet, është e pamundur të mos më kujtohet diçka me të. Sa shaka, sa muhabete… Kemi pasur mendime qysh ta bëjmë një jetë më të mirë, ta përfundojmë shkollën, ta gjejmë një vend sa më të mirë të punës”, kujton Shkëlqimi për Radion Evropa e Lirë.

Më 9 nëntor të vitit 2015, në ato rrugë të fshatit Strellc filloi edhe makthi i familjes Pajazitaj. Sipas Prokurorisë së Kosovës, derisa Donjeta 24-vjeçare po shkonte atë ditë në punë, i akuzuari për vrasjen e saj, Naser Pajazitaj, e kishte marrë në veturën e tij dhe e kishte dërguar te “Kroi i lajthisë” në bjeshkët e Strellcit, ku e kishte vrarë me dy plumba në kokë.

Vrasja e saj dhe e shumë grave të tjera nga familjarë të tyre është rikthyer në vëmendjen e publikut pas vrasjes së edhe një gruaje tjetër në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, më 30 nëntor. Viktima, 35 vjeçe, ishte shtatzënë, ndërsa i dyshuari për vrasjen – bashkëshorti i saj – vrau veten.

Edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga vrasja e Donjetës, Shkëlqimi – që me krenari tregon se në familjen e tij ai ka pasur më së shumti ngjashmëri fizike me të – e ka të vështirë të mësohet me mungesën e motrës.

“Zgjohem në mëngjes me atë mendimin se është ende e gjallë dhe zgjohem me atë mendimin se duhet të ngrihem e ta përcjell atë për ta dërguar deri në punë”, rrëfen 29-vjeçari, i cili dhimbjen e ndan bashkë me vëllain dhe motrën e tij, Shkumbinin dhe Vonesën – të dy më të vegjël se ai.

Shkëlqimi thotë se mbrëmjeve e ndien instinktivisht nevojën për t’u nisur deri te stacioni, ku zakonisht shkonte për ta marrë Donjetën, e cila kthehej nga puna e saj në një dyqan ushqimor.

Darkat në sofrën e familjes Pajazitaj mbeten nën hijen e mungesës së Donjetës tash e shtatë vjet.

Mungesa e saj është veçanërisht e rëndë për familjen gjatë festave dhe rasteve kur grumbullohen të gjithë të afërmit.

Shkëlqimi thotë se vetëm ai e di se si ndihet në këto raste dhe kurdo që takon shoqet e Donjetës në rrugë. Por, “po u dashka të pajtohesh… Qenka e vërtetë se njeriu është më i fortë se guri”, thotë ai.

“Nuk është më ai disponimi në familjen tonë, por mundohemi t’ia largojmë njëri-tjetrit me ndonjë të qeshur apo ndonjë shaka. Ne e dimë se çka përjetojmë, njëri-tjetrit nuk ia shprehim, por në fytyrën tonë si familjarë e dimë”, thotë Shkëlqimi.

Familja e Donjetës ngushëllohet nga fotografitë e shumta të saj. Ajo posedon edhe një video-incizim të mbrëmjes së maturës të Donjetës.

Ai incizim e ka tunduar Shkëlqimin gjatë shtatë vjetëve të fundit, mirëpo nuk e ka gjetur asnjëherë forcën për ta shikuar.

“Kur mbetem nganjëherë vetëm ose bëj diçka, them hajt ta lëshoj e ta këqyr, por aq më kap një siklet, nuk mundem as ta lëshoj”, tregon ai.

Përderisa e gjithë familja e ka pasur të vështirë të mësohet me realitetin e ri në shtëpi, Shkëlqimi thotë se nëna e tij, Lumnija, “është shkatërruar”. Edhe problemet e saj shëndetësore, thotë ai, vijnë si pasojë e nervozizmit që ia ka sjellë vrasja e fëmijës së saj të parë.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Rilindja e dytë”: teknologjia zbulon sekretet e lashta të rrotullave të “Plato & Co”

Më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së Platonit,...

Këto janë ushqimet që shkaktojnë celulitin

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen...

Nga eksperienca në Ferma VIP e deri te thasheshemet e ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku i tregon të gjitha

Kreyplaku i formatit të shumë përfolur Ferma VIP, më...

​Dua Lipa vjen me Radical Optimism

Dua Lipa po noton në oqean, dielli sapo ka...

“Rilindja e dytë”: teknologjia zbulon sekretet e lashta të rrotullave të “Plato & Co”

Më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së Platonit, figura e tmerrshme e antikitetit klasik dhe themeluesi i Akademisë, i konsideruar nga shumë njerëz...

Këto janë ushqimet që shkaktojnë celulitin

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Por a e keni menduar...

Nga eksperienca në Ferma VIP e deri te thasheshemet e ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku i tregon të gjitha

Kreyplaku i formatit të shumë përfolur Ferma VIP, më të ndjekur në Shqipëri Ferma VIP, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij artistike,...