Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Momente vëllazërore në Kalabri – Festë e jashtëzakonshme me kryetarët e komunave arbëreshe në Ditën e Flamurit Arbëresh

Momente vëllazërore në Kalabri – Festë e jashtëzakonshme me kryetarët e komunave arbëreshe në Ditën e Flamurit Arbëresh

Në zemër të Kalabrisë, mes komuniteteve arbëreshe që për më shumë se 600 vjet kanë ruajtur me përkushtim gjuhën, traditat dhe flamurin shqiptar, është shënuar Dita e Flamurit Arbëresh dhe Dita e Krenarisë Arbëreshe me një atmosferë të jashtëzakonshme.

Në këtë ditë kanë qenë prezent edhe të gjithë kryetarët e komunave arbëreshe të Kalabrisë, po ashtu edhe Qëndrim Kryeziu dhe Basri Beka nga Organizata “Shqiptaria”, kanë marrë pjesë në këtë festë madhështore, me ftesë të veçantë nga përfaqësues i familjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, z. Loris Castriota Skanderbegh II, dhe dhe kryetarit të Këshillit organizativë z.Franco Calima.

Kjo ditë u përjetua si simbol i unitetit dhe forcës së trashëgimisë kulturore shqiptare, duke frymëzuar edhe më shumë përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e saj brez pas brezi. /TV Arbëria

Dita e Flamurit Arbëresh festohet me krenari në Kalabri – TV Arbëria sjell pamje nga ngjarja (VIDEO)