Finalja e shumëpritur e Eurovision Song Contest mbahet sonte, më 17 maj, dhe Shqipëria synon të shkëlqejë në skenën e madhe europiane. Këtë vit, përfaqësuesit shqiptarë ngjiten në skenë me numrin 26, ndaj mbështetja juaj është vendimtare!
Nëse jetoni në një vend jo-pjesëmarrës në Eurovision – si Kosova, Maqedonia e Veriut, SHBA, Kanadaja apo vende të tjera të botës – mund të votoni që tani online!
Si të votoni për Shqipërinë?
- Vizitoni: 🌐 www.esc.vote
- Zgjidhni numrin 26 – Shqipërinë
- Mund të votoni deri në 20 herë nga një pajisje
Mbështetja juaj ka rëndësi! Le të ngremë flamurin kuqezi lart në Basel të Zvicrës dhe t’i japim Shqipërisë një vend të merituar në historinë e Eurovisionit!