Analisti Afrim Kasolli ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke komentuar me ironi kërkesën e re të Lëvizjes Vetëvendosje që seancat e Kuvendit të mbahen vetëm një herë në javë, në vend të çdo 48 orësh siç ishte praktika deri më tani.
Sipas Kasollit, një kërkesë e tillë tregon se partia fituese e zgjedhjeve po shfaq shenja lodhjeje nga “puna e madhe” në Kuvend, duke nënkuptuar mungesën e vullnetit për ta çuar përpara procesin e konstituimit të institucioneve.
“Kërkesa e re e partisë fituese që nga çdo 48 orë seancat të mblidhen një herë në javë, po tregon se tashmë kjo parti ka filluar të lodhet nga puna e madhe në Kuvend. Prandaj, po kërkon më shumë pushim”, ka shkruar Kasolli në një postim në rrjete sociale, duke e shoqëruar me simbole ironike të qeshjes.
Megjithatë, ai shtoi se një veprim i tillë mund të merret edhe si tregues i presionit në rritje ndaj Vetëvendosjes nga qytetarët, të cilët janë gjithnjë e më të irrituar për shkak të zvarritjes së konstituimit të Kuvendit dhe bllokadës institucionale.
Postimi i tij:
Kerkesa e re e partise fituese te zgjedhjeve, qe nga cdo 48 ore seancat te mblidhen nje here ne jave, po tregon se tashmë kjo parti ka filluar te lodhet nga puna e madhe ne Kuvend. Prandaj, po kerkon me shume pushim. . Sidoqoftë, gje e tille mund te merret edhe si deshmi se Levizja Vetëvendosje ka fiilluar ta ndjeje irritimin e qytetarëve per shkak te deshtimit per mos konstituim te Kuvendit.