Shqiptarët kanë zënë vend në të gjitha pjesët e botës, duke krijuar vendbanime e lagje të komunitetit shqiptar. Një gjë e tillë shihet edhe në Spixana Albanese, në Kalabri të Italisë.
Kjo dëshmohet edhe në videon e dërguar nga shqiptarët atje, të cilët kanë migruar shekuj më parë dhe janë munduar ta ruajnë identitetin e tyre. Emërtimet e rrugëve në Kalabri të Italisë, si “Qaca e Vjetër” apo “Kisha e Madhe”, tregojnë qartë se Kalabria është e banuar nga shqiptarë.
Përveç gjuhës, bashkëatdhetarët ruajnë edhe traditën e ushqimit në pjatë. /TV Arbëria