Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ​Liderët evropianë të bashkuar në Tiranë, paralajmërojnë sanksione ndaj Rusisë

​Liderët evropianë të bashkuar në Tiranë, paralajmërojnë sanksione ndaj Rusisë

Liderët evropianë që kanë mbërritur sot në kryeqytetin shqiptar, paralajmëruan sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse nuk pranon armëpushim dhe nëse nuk merr seriozisht bisedimet me Ukrainën për fundin e luftës.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se sanksione të reja ndaj gazsjellësit rus Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 do të vendosen si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit nga presidenti Vladimir Putin.

Putin bëri thirrje për armëpushim, asnjë nuk e ndoqi. Presidentit Putin ofroi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turq. Zelensky ishte gati të takohej, por Putin nuk u duk. Ndaj po punojmë për një paketë tjetër sanksionesh, do të aplikojmë sanksione te Nord Stream 1 dhe 2. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë”, tha Ursula Von der Leyen.

Edhe kyediplomatja e bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja, teksa mbërriti në ambientet ku do të mbahet Samiti Politik Europian.

Ajo u ndal tek sanksionet që kanë në plan për t’i vendosur Rusisë, për shkak të luftës që në Ukrainë.

“Po mendojmë për paketën tjetër. Kemi sanksione që kemi vendosur për Rusinë, për energjinë. Kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar së bashku me sanksionet sepse është tejet e rëndësishme për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të bashkuar sepse shohim qartë që Rusia nuk do paqe”, tha ajo.

Kryeministri britanik Keir Starmer kritikoi presidentin rus, Vladimit Putin se nuk po trajton me seriozitet bisedimet. Sipas tij, Putin nuk e do seriozisht, ndaj unioni do të vendosë për sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Është e rëndësishme të kemi unitet absolut me aleatët. Duhet të kemi një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim. E qartë është se Putin nuk e do paqen seriozisht. Unë do të diskutoj me Zelenskyn këtu”, tha ai.

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa, paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit, raporton TopChannel.

“Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Nëse nuk ndryshon, do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme, sepse vetëm kjo e ndal Rusinë. Është e rëndësishme të bëhet ky armëpushim i plotë 30 ditor. Në të kundërt, kemi 17 paketa të tjera sanksionesh për të cilat është rënë dakord. Në këtë samit do të flasim edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik. Do ta përdorim këtë takim si një platformë të mirë”, tha ajo.