Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Ekskluzive: Mbi 100 mijë qytetarë bien pre e mashtrimit me trotineta, humbin mbi 300 milionë euro (FOTO)

Ekskluzive: Mbi 100 mijë qytetarë bien pre e mashtrimit me trotineta, humbin mbi 300 milionë euro (FOTO)

TV Arbëria mëson se mbi 100 mijë qytetarë nga Kosova kanë rënë pre e një mashtrimi.

Sipas burimeve të TV Arbëria, 100 mijë qytetarë kanë dhënë nga 2,600 deri në 10 mijë euro për trotineta.

“Këto para mendohet të kenë shkuar për trotineta me qira në Angli, Australi dhe në vende të tjera të botës, por e gjithë kjo ka rezultuar të jetë një skemë mashtrimi”, kështu bëri të ditur një burim i afërt me mediumin tonë.

Sipas tij  këta 100 mijë qytetarë kanë humbur mbi 300 milionë euro.

Një praktikë e tillë, sipas informacioneve, thuhet se ka filluar vitin e kaluar, diku rreth gjashtë muaj më parë.

TV Arbëria sjell foto nga vendi, ku qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre, në zyrën referuese në Fushë Kosovë. /TV Arbëria