Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

Ish luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, gjenerali Fadil...

Ambasadori turk i thotë Kurtit se Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar

Extra AL PVC

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është duke marrë pjesë në dy Komitete të Këshillit të Evropës në Paris.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar! Në Këshillin e Evropës, në Paris, jam duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar!

Në Këshillin e Evropës, në Paris, jam duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim.

Në këto komitete adresova çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, njëkohësisht prezantova politikat dhe çështjet që janë me interes të këtij institucioni.

Te Komiteti për Çështje Sociale, Shëndetêsi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm adresova nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike. Nuk ka logjikë që Kosova të jetë vendi më i pasur me qymyr, ndërsa kërkohet nga ky vend që mos të ketë investime në qymyr dhe mos të ndihmohet.

Në qoftë se duhet ta ruajmë ambientin, po ashtu kemi nevojë për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane.

Është kënaqësi të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar. Besoj se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni, në veçanti duke e ditur që ndikimi rus është ka bie.        /TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

SHBA: 3-vjeçari plagos veten me armën e nënës së tij police

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku...

Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

Ish luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, gjenerali Fadil...

Ambasadori turk i thotë Kurtit se Ankaraja voton pro Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e...

SHBA: 3-vjeçari plagos veten me armën e nënës së tij police

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 3-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Florida, ku...

Qytetarët nuk po shkojnë më në Gërmi për 1 Maj, vërehet një fluks i vogël i atyre që kalojnë ditën në këtë park

ëtë vit, krahasuar me vitet paraprake u vërejt fluks më i vogël i qytetarëve që frekuentojnë Gërminë për të shënuar 1 Majin – Ditën...

Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

Ish luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, gjenerali Fadil Hadërgjonaj sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari...