Një tërmet me fuqi prej 5,9 shkallësh të Rihterit u regjistrua afër ishullit të Kretës në Greqi dhe u ndie deri në Egjipt në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Megjithatë, nuk u raportua për dëme serioze, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.
Qendra e tërmetit ishte në thellësi prej 35 kilometrash nën sipërfaqen e tokës afër ishullit Karpathos në Detin Mesdhe, tha Instituti i Athinës për Gjeodinamikë.