spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Extra AL PVC

Për herë të parë pas gati dy muajsh Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sot që të rrisë çmimin e karburanteve, ndonëse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, në nivele të ngjashme me shkurtin, përpara se të fillonte shtrenjtimi i ndjeshëm si rrjedhojë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë [1.80 euro], nga 206 lekë që ishte deri tani.

Benzina do të tregtohet me 195 lekë [1.65 euro], nga 191 lekë që ishte deri tani.

Në krahasim me shkurtin, kur ishte rreth 185-190 lekë, nafta në vend është gati 15 për qind më e shtrenjtë në tregun vendas.

Aktorët e tregut pohojnë se nafta ka mbetur më e shtrenjtë, ndonëse në bursa ka rënë në nivelet e para krizës për disa arsye: së pari, dollari është rritur, duke arritur deri në 116 lekë, nga 108 lekë që ishte në shkurt, ndonëse së fundmi ai është nënçmuar sërish duke zbritur në rreth 110 lekë; së dyti, ndryshimet në zinxhirin e furnizimit kanë shtrenjtuar kostot e transportit; dhe së treti, fiksimi i çmimeve nga Bordi i Transparencës në vend që të ndikonte pozitivisht ka dhënë efektin e kundërt, duke i mbajtur çmimet artificialisht të larta.

Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do ta merrte vetë rrezikun dhe do të bënte blerje më afatgjata, në momentet që vlerësonte se çmimet në treg kishin arritur një pik minimal, siç ndodhi dhe ditët e fundit kur nafta zbriti në rreth 83 dollarë për fuçi. Kjo do ta shtynte në kohë reflektimin e shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...