Në pritje të presidentit amerikan në forumin e investimeve ShBA-Arabi Saudite, këshilltari i presidentit Elon Musk ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me ministrin saudit Abdullah Alswaha.
Sipas BBC-së, Musk është pritur me duartrokitje nga turma, ndërsa ka folur për sukseset në biznes dhe filozofinë e tij të bazuar në “kuriozitet”, përpara se të falënderohej nga ministri saudit.
“Në epokën e inteligjencës, nuk mund të ishim më mirënjohës që kemi një partner të përhershëm dhe mik si ti, Elon, për mbretërinë,” raportohet t’i ketë thënë Alswaha.
Bëhet e ditur se tutje ministri saudit ka shtuar se mezi pret vazhdimin e këtij parneriteti.
“Bashkimi i forcave në X, AI, Starlink dhe Tesla… mezi presim të vazhdojmë këtë partneritet,” ka thënë ai.
Kujtojmë se në marrëveshjet shtesë të nënshkruara mes Trump dhe princit saudit, përfshihet inteligjenca artificiale, ku sipas Shtëpisë së Bardhë, Arabia Saudite do të investojë 20 miliardë dollarë në qendra të të dhënave për inteligjencën artificiale në ShBA dhe 80 miliardë dollarë për firmat amerikane për teknologji të avancuara në të dy vendet.