Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Dëmtim i shenjave publike në Zveçan, Policia nis hetimet

​Dëmtim i shenjave publike në Zveçan, Policia nis hetimet

Është raportuar një rast vandalizmi ku persona të panjohur kanë dëmtuar shenjat me mbishkrimet “Mirë se vini” dhe “Rruga e mbarë”, në Zveçan.

Sipas informacioneve të para, autorët e paidentifikuar kanë përdorur sprej me ngjyrë të zezë dhe mjete të forta për t’i shpuar tabelat, duke shkaktuar dëme materiale.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa janë njoftuar edhe organet e drejtësisë, të cilat po e ndjekin çështjen më tej.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti, që shihet si sulm ndaj pasurisë publike dhe mesazheve të mirëseardhjes në zonë.