Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, Policia jep detaje

Të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtnës, Agron Borovci ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha ai.