Një incident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës afër Rrugës B në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve fillestare, plumbat kanë goditur edhe disa vetura të parkuara në afërsi të vendit të ngjarjes.
Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Sipas disa videove të publikuara në rrjete sociale, pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për praninë e madhe të forcave të Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihen motivet apo autorët e këtij rasti.kp