Presidenti Amerikan, Donald Trump përsërit sulmet ndaj Evropës në lidhje me tregtinë.
“Është më e ligë se Kina”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi një urdhër ekzekutiv për të ulur çmimet e barnave në Shtetet e Bashkuara, shkruan ANSA.
Trump nënshkruajti një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë që synon uljen e çmimeve të barnave në SHBA në të njëjtin nivel me ato më pak të shtrenjta në vendet e tjera, dhe përdor ‘politikën e kombit më të favorizuar’ për t’u garantuar amerikanëve nivelin e kombit që paguan më pak.
Pritet gjithashtu një ulje e ndërmjetësimit.
“Ne nuk do ta tolerojmë më përfitimin e Big Pharma”, tha presidenti, i cili mori kontribute të mëdha nga kompanitë farmaceutike gjatë fushatës së tij zgjedhore.