Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > AAK i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë, avokati: Është e drejtë e deputetëve, mbetet të shihet si do të trajtohet çështja

AAK i drejtohet Kushtetueses për votimin e fshehtë, avokati: Është e drejtë e deputetëve, mbetet të shihet si do të trajtohet çështja

AAK e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë.

Për këtë ka njoftuar sot kreu i kësaj partie, duke theksuar se këtë nismë e kanë përkrahur edhe PDK dhe LDK.

Lidhur me këtë çështje, në një përgjigje për TV Arbëria, avokati Ardian Bajraktari ka thënë se drejtimi në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë legjitime e deputetëve.

Prononcimi i avokatit Bajraktari:

Fillimisht duhet theksuar se sipas Kushtetutës, dhjetë (10) a më shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë palë e autorizuar dhe si të tillë kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi, si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën e ndjekur, dhe atë mund dhe duhet ta bëjnë brenda një afati prej tetë (ditësh nga dita e miratimit.

Duke qenë se deputetët tashmë janë certifikuar dhe kanë dhënë betimin, nuk kanë asnjë pengesë për t’u cilësuar si palë e autorizuar në Gjykatë dhe për të ushtruar këtë mjet demokratik parlamentare.

Mbetët të shihet se si është nderuar rasti, dhe si është argumentuar i njëjti, e mbi të gjitha si do ta trajtoj Gjykata Kushtetuese, çështjen e termi ‘vendim’ i paraparë në nenin 113, paragrafi 5 të Kushtetutës, dhe se a i referohet dhe a nënkupton kjo çdo veprimi të Kuvendit.

Kjo është shumë e rëndësishme për të vlerësuar nëse tentimi i Kryesuesit teknik të seancës për ndryshim të skenarit të dakorduar me datë 8 prill, është ose jo në pajtim me Kushtetutën si dhe rolin që ka një kryesues teknik. /TV Arbëria