Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Sherr mes dy personave në njërën qendër të votimit, dyshohet për të shtëna me armë

Sherr mes dy personave në njërën qendër të votimit, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot. Mësohet se dy personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Asti Lleshi.

Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjale dhe ke përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.