Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Përleshen komisionerët në Pogradec, njërit nga ta ia rrahin gruan dhe djalin

Përleshen komisionerët në Pogradec, njërit nga ta ia rrahin gruan dhe djalin

Eksponenti i PD, Luan Tollozhina, goditi me grusht komisionerin e PS Entin Gegën në qendrën e votimit pasi vajza e tij kryetarja e komisionit u përfshi në një debat me të.

Tollozhina ra në pranga pasi rreth orës 10.30 hyri në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike 52 vjeçarit me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë qendër votimi

Pas kësaj situate, nipërit e të arrestuarit kanë shkuar në familjen e të dhunuarit dhe kanë goditur gruan dhe djalin e komisionerit, raporton TopChannel.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, sipas policisë.