Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Azemi thotë se Qeveria i ka shpallë luftë medias

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka...

Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haxhiu: Edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë

Extra AL PVC

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” sot është lansuar Kurrikula për trajtimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryesitë e dhunës në familje në Kosovë.

Kurrikula synon të vendosë bazën për krijimin dhe zhvillimin e programeve të kryesve të dhunës në Kosovë në përputhje me standardet e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe standardet tjera ndërkombëtare.

Ministria e Drejtësisë ka miratuar Kurrikulën në mënyrë që zhvillimi zbatimi dhe ofrimi i programeve të kryesit të dhunës në familje në Kosovë në të ardhmen të jenë në përputhje me këto dokumente.

Kjo Kurrikulë ka tri seksione kryesore: i pari përcakton se çka janë programet për kryesit e dhunës në familje, duke përfshirë parimet kryesore qasjet kryesore kontekstin dhe financimin, e dyta përshkruan se si programet e kryerësve të dhunës mund të zhvillohen në Kosovë, dhe e treta përcakton modulet dhe përmbajtjen e tyre për çdo fazë dhe seancë të programit për kryesit e dhunës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se dhuna është dukuri shqetësuese në shoqërinë kosovare, ku viktima në shumicën dërrmuese të rasteve janë gratë.

Ajo shtoi pyetje edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë, edhe sa gra e vajza duhet të vriten derisa kriminelët lëshohen në mënyrë të rregullt dhe dënohen me dënime minimale.

Haxhiu ka kritikuar udhëheqësit e KPK-së dhe KGJK-së që nuk janë të pranishëm në këtë event.

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power tha se duke forcuar sistemin dhe parandaluar dhunën dhe duke ndërtuar qasje analitike kundër dhunës falënderoi qeverinë për përkushtimin duke iu rrekur seriozisht një prej shkeljeve që u bëhet grave.

Sipas tij janë të vetëdijshëm për sfidat por rastet po tregojnë se sa është e zhvilluar dhuna në familje.

Ai tha se Kurrikula është njëra nga dokumentet thelbësore dhe themel i sigurt se Kosova po shkon një hap përpara për parandalimin e dhunës.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Azemi thotë se Qeveria i ka shpallë luftë medias

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka...

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e...

Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit...

Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po...

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Azemi thotë se Qeveria i ka shpallë luftë medias

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se rënia e Kosovës për 19 pozita në indeksin e lirisë së mediave, është...

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan...

Numri i qytetarëve të regjistruar shkon në një milion

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë tashmë ka arritur mbi 1 milionë. Këtë e konfirmoi në emisionin “Rreth e...