17:20 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A mund ta bllokojë ndonjë instancë Albin Kurtin, pas bllokimit që ky i ka bërë Kuvendit?

A mund ta bllokojë ndonjë instancë Albin Kurtin, pas bllokimit që ky i ka bërë Kuvendit?

Shkruan: Afrim Kasolli

Levizja Vetëvendosje, shihet qartë se e ka kindapuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për shak te rastësisë biologjike, kurse ky i fundit e ka kindapuar procesin e votimit për kryeparlamentar, nëpërmjet tentimit arbitrar per ta ndryshuar mënyrën e votimit.

Kjo parti, këtë kthesë të befasishme e ka ndërmarrë me arsyetimin se ka disa deputetë te partive tjera “opozitare” qe kanë vullnet për ta votuar kandidaten e tyre për kryeparlamentare, por nuk guxojnë ta bëjnë hapur për shkak te kontrollit partiak. Prandaj, me anë të kësaj forme të votimit do te çlirohej ky vullnet i ndrydhur politik.

Por pas refuzimit të deputetëve për ta pranuar këtë ndryshim, mohimi i të drejtës së tyre për te votuar sipas praktikes që ka qenë duke u zhvilluar procesi, paraqet një dhunim flagrant të aktivitetit të Kuvendit te Kosoves si përfaqësues i vetëm i sovranit demokratik. Një dëshmi kjo se si nën emrin e progresit, clirimit e emancipimit, rikthehen format regresive të arbitraritetit me anë të tendencës së shndërrimit të një segemti partikular politik në përfaqësuesin e vetëm të shoqërisë.

Këtë ambicie e konfirmoi para mediave edhe Donika Gervalla. Ajo deklaroi se nuk mund të ketë qeveri tjetër pos asaj për të cilen kanë votuar qytetarët e Kosovës me 9 shkurt, duke aluduar në konspiracionet e partive “opozitare” për ta formuar një të tillë pa Lëvizjen Vetëvendosje. Se a do ta bejne nje gjë te tille të parat nuk e di. Por qytetarët e Kosoves nuk kane votuar për asnje qeveri me 9 shkurt. Ata kanë votuar vetëm për Kuvend. Këtu ka përfunduar veprimi i tyre. Formimi i organeve tjera tash është çështje e procedurave dhe normave kushtetuese. Kushdo qe i plotëson ato e fiton pushtetin e ri. Anashkalimi i kësaj logjike nxjerr ne pah edhe motivin se pse Lëvizja Vetëvendosje, nuk është e interesuar per formimin e institucioneve te reja. Sepse ajo konsideron veten se është mishërim autentik i vullnetit te shumicës së qytetarëve të Kosovës. Të tjerat janë të parëndësishme.

Është tash në dorën e partive tjera se edhe sa do te pajtohen me këtë pritje të pafund. Para çdo shoqërie demokratike, siç ka thënë një mendimtar, shtrohet një pyetje themelore, jo kush duhet te na sundojë, por si te kufizohen ata qe sundojnë që mos të na bëjnë dëme?

Mjerisht, ende nuk kemi parë veprime konkrete kundër kësaj tendence politike që e perfaqeson “pushteti” aktual. Për me shumë, para pak dite një zyrtar i PDK- se, deklaroi se kjo parti është e vetëdijshme se mbajtja në të njëjtën kohë e pozitave qeveritare dhe atyre legjislative është shkelje kushtetuese, por që nuk do ta adresojnë këtë temë para organeve kompetente, siç është Gjykata Kushtetuese. Pra në njëfarë mënyre do të pajtohen për të mos vepruar kundër kësaj logjike.

Ndërkohë, para qytetarëve të Kosovës, shtrohet një dilemë themelore politike, se a mund ta bllokojë ndonjë instancë apo faktor juridik dhe politik, Albin Kurtin, pas bllokimit që ky i ka bërë materializimit heterogjen të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës, duke e penguar konstituimin e shtëpisë së tyre të përbashkët politike përfaqësuese? /TV Arbëria