Atdhe Hykolli kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, në Ditën e Punëtorëve ka folur rreth gjendjes së punëtorëve në Republikën e Kosovës.
Hykolli në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria ka deklaruar se të drejtat e punëtorëve nuk janë në nivelin e duhur.
“Sot të drejtat e punëtorëve nuk janë në nivelin e duhur. Kushtet e punës nuk i kemi të mira kemi një pagë që nuk është e dinjitetshme, kemi ngritje të çmimeve të cilat ne duhet t’i përballojmë”, tha më tej Hykolli.