Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haziri për seancën e nesërme: LDK ka qëndrimin e njëjtë!

Haziri për seancën e nesërme: LDK ka qëndrimin e njëjtë!

Kuvendi i Kosovës, do të mbajë nesër seancën e radhës konstituive, për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Seanca e cila është e nënta me radhë, pritet të fillojë në orën 10:00.

Subjektet politike si duket vazhdojnë të kenë qëndrimin e njëjtë sa i përket votimit.

Deputeti njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se si subjekt politik nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Po kemi qëndrimin e njëjtë, nuk kemi ndryshuar asgjë” tha shkurt Haziri për “Gazeta Blic”.

Pak minuta më parë u bë publike letra ku Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi për konsultime.

Takimi është caktuar të mbahet të enjten, më 1 maj 2025, nga ora 08:30, në sallën N-204 të Kuvendit të Republikës së Kosovës.