Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim që të anulohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji.
Ky vendim përjashton autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:
-Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:
-Autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”
-Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it
-Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”
-Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara
Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4.