Një 65 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Klinë e Ulët në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj.
Bëhet e ditur se nga ky aksident kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim.
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, thuhet tutje.