Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Proloco Arberia e Ungris në Prishtinë për të festuar ditëlindjen e Skenderbeut

Proloco Arberia e Ungris në Prishtinë për të festuar ditëlindjen e Skenderbeut

Proloco Arberia e Ungris  ka njoftuar se një delegacion i të rinjve nga Pro Loco-ja do të marrin pjesë në festimet për 620 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Skënderbeu në Prishtinë më 6 maj.

Sipas njoftimit, thuhet se ky është një rast i rëndësishëm për të nderuar një figurë që bashkon historinë dhe rrënjët tona.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se një delegacion i të rinjve nga Pro Loco-ja jonë do të marrin pjesë në festimet për 620 vjetorin e lindjes së heroit kombëtar Skënderbeu në Prishtinë më 6 maj. Një rast i rëndësishëm për të nderuar një figurë që bashkon historinë dhe rrënjët tona! Kemi shumë kënaqësi të ftojmë të gjithë miqtë dhe mbështetësit tanë shqiptarë dhe kosovarë të marrin pjesë në këtë event: do të jetë një moment i veçantë për t’u takuar dhe për të forcuar lidhjet që na bashkojnë.  Ju presim në Prishtinë”, thuhet tutje.