Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.