Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë.
Kështu ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombolë gazi, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor
“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, tha ai.