Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AlbiSmart AI-Driven Software hapë zyrën e saj në Prishtinë

AlbiSmart AI-Driven Software hapë zyrën e saj në Prishtinë

AlbiSmart, një kompani e specializuar në zhvillimin e softuerëve të menaxhimit të rrjeteve për ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP), ka hapur një zyrë të re në Prishtinë më 28 prill 2025.

Kjo hapje shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e pranisë së kompanisë në rajon dhe ofron mundësi të reja për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

AlbiSmart ofron një platformë të avancuar të menaxhimit të rrjeteve, e bazuar në teknologjinë AI, që lejon ISP-të të menaxhojnë dhe monitorojnë rrjetet e tyre në kohë reale.

Derisa hapja e kësaj zyre tregon angazhimin e AlbiSmart për zhvillimin e teknologjisë në Kosovë dhe ofron mundësi për profesionistët lokalë në fushën e IT-së.

Kjo gjithashtu kontribuon në forcimin e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në rajon./TV ARBËRIA./