Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti viziton banesat sociale në Shipol dhe Desi

Kurti viziton banesat sociale në Shipol dhe Desi

Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka vizituar dy banesat sociale në Shipol dhe Desi, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, Kurti pa nga afër intervenimet për kthimin e banesave sociale nga ndërtesa të amortizuara në shtëpi të denja për jetesë të sigurt, të ngrohtë dhe të dinjitetshme.

“Nuk mjafton vetëm të hyjmë në ndërtesa për banim social e aty të ketë mungesë të sigurisë e të ngrohjes. Tash po realizohet kjo në kuadër të investimit të përbashkët me Bashkimin Evropian. Është diku rreth 6 milionë euro në 25 ndërtesa anembanë Kosovës. Në Shipol përfituese do të jenë 18 familje me sipërfaqe totale të ndërtesës që është pjesë e projektit të përgjithshëm prej 1,130 metrash katrorë, ndërsa në Desi përfituese do të jenë 21 familje me sipërfaqe totale të ndërtesës që është pjesë e projektit të përgjithshëm prej rreth 1,700 metrash katrorë”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se këto rinovime po bëhen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё me mbështetje nga Qeveria e Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian me 90% dhe pjesëmarrje të Komunës së Mitrovicës së Jugut me 10%.

“Qeveria vijon angazhimin për të përmirësuar kushtet e jetesës për qindra e mijëra qytetarë dhe ulur kostot e shpenzimeve të energjisë, gjersa deri më tani kemi mbështetur 3,000 familje me izolim të shtëpive e mbi 40,000 familje me pajisje efiçiente dhe panele solare, duke renovuar dhe 125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale”, thuhet tutje.