Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Putini shpall armëpushimin tre-ditor në Ukrainë

Putini shpall armëpushimin tre-ditor në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim në Ukrainë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ka kërkuar nga Kievi që të ndjekë shembullin e tij.

Armëpushimi do të zgjasë 72 orë dhe do të nisë më 8 maj dhe përfundon më 10 maj.

Rusia i ka bërë thirrje Ukrainës që të marrë pjesë në këtë armëpushim, për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.

Kremlini theksoi se “Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull,” ndërsa shtoi se nëse Ukraina shkel këtë marrëveshje, forcat ruse do të japin “përgjigje adekuate dhe efektive.”