Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi-PDK: Nuk mbahet shteti peng për një njeri, Albulena Haxhiu nuk kalon!

Krasniqi-PDK: Nuk mbahet shteti peng për një njeri, Albulena Haxhiu nuk kalon!

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, tha se Vetëvendosje me forcë po dëshiron që të bëjë kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu.

Pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, Krasniqi tha se kjo bllokadë është e qëllimshme nga ana e Vetëvendosjes, pasi Albin Kurti, sipas tij, nuk po mund t’i bëjë votat për kryeministër dhe me këtë rast është duke e sakrifikuar deputeten Haxhiu.

“Nuk kalon Albulena Haxhiu. Rruga e vetme drejt zhbllokimit është që ata të tërhiqen nga kandidatja. Nuk mbahet shteti peng për një njeri. Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet. Në anën tjetër, ka veprime të institucioneve, siç ka qenë rasti i ZRRE-së. Ne po e shohim se ata numrat nuk  i kanë. Bllokada është më shumë për Albin Kurtin. Së paku janë dy emra që mund të kalojnë. S’ka vota për Albin Kurtin para se gjithash. Për këtë është duke mbajtur peng këtë gjendje. Nuk na takon neve t’i themi presidentes se çka të bëjë. Ajo e ka kryer punën e vet, e ka thirrur seancën”, tha Krasniqi.