Policia e Rajonit të Prishtinës, Njësiti i Trafikut Rajonal, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, ka filluar implementimi i planit për kontrollin e ngasësve që drejtojnë automjetet në ndikim të alkoolit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 166 gjoba , prej tyre pesë për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 15 për ngasje e automjetit të pa regjistruar, 6 për ngasje e automjetit pa patentë-shofer, 75 gjoba për tejkalim të shpejtësisë etj.
Policia thotë se angazhimet për sigurinë në trafik do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.