Greqia goditet nga disa tërmete

Greqia është goditur nga disa tërmete që nga mesnata...

Zëvendëskryeministri Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë...

Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bordi i AKP-së aprovoi rregulloren për organizimin e brendshëm

Extra AL PVC

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë së Kosovës dhe Privatizimit sot në mbledhjen e radhës aprovoi rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKP.

Po ashtu u aprovua edhe plani vjetor i punës dhe performancës së AKP-së për vitin 2023, transaksionet e shitjes së aseteve përmes likuidimit numër 60, si dhe raporti i Komisionit të Banesave për shitjen e 27 banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore në bazë të kërkesave të parashtruara nga shfrytëzuesit legal të tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.

Në lidhje me procesin e likuidimit, Bordi aprovoi inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrje shoqërore/asete: Industria e Qeramikës KIS, Gjilan; “Gazela”, Prishtinë dhe “SirovinaBanat”, Prishtinë.

Bordi po ashtu u njoftua me raportet përfundimtare për ndërmarrjet shoqërore në likuidim: Kooperativa Bujqësore “Prapaçani” – Deçan dhe për “KB Kuqishte” Pejë, përderisa këto raporte përfundimtare dërgohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim dhe mbyllje të këtyre ndërmarrjeve.

Gjatë kësaj mbledhje u aprovuan edhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e ndërmarrjeve “Drita Hotel” Ferizaj, “Duhani” Prishtinë, “Shipad Komerc” Pejë dhe “XIQ Karaqeva” Kamenicë.

Gjatë këtij takimi të Bordit, menaxhmenti i AKP-së prezantoi raportin mujor të aktiviteteve për periudhën paraprake, si dhe raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore Brezovica, e cila është nën administrim direkt, ku janë duke u bërë përgatitjet për sezonin dimëror.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Greqia goditet nga disa tërmete

Greqia është goditur nga disa tërmete që nga mesnata...

Zëvendëskryeministri Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë...

Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar...

“Padia për gjenocid në KiE”, Gruda i PDK-së i thotë Haxhiut se s’bëhet aty kjo padi

Përparim Gruda i PDK-së, i cili është i shkolluar...

Greqia goditet nga disa tërmete

Greqia është goditur nga disa tërmete që nga mesnata e së dielës. Tërmeti më i fuqishëm ishte ai i mesnatës me magnitudë 4.2 ballë të...

Zëvendëskryeministri Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se shteti ynë duhet të jetë gati për luftë, pasi shton se një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë...

Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar të rritet, pas arrestimit të dy gazetarëve të tjerë në fundjavë. Associated Press raportoi të dielën...