Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: E turpshme që për interesa personale të një individi të mbahet peng shteti i Kosovës

Krasniqi: E turpshme që për interesa personale të një individi të mbahet peng shteti i Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar si pengmarrje të shtetit të Kosovës bllokadën e gjashtë në Kuvend.

Ai ka kritikuar këtë situatë si të pakuptimtë dhe të turpshme, duke theksuar se për interesa të një individi po mbahet peng e gjithë vendi.

“Është e pakuptimtë dhe e turpshme që për interesa personale të një individi të mbahet peng shteti i Kosovës. Nëse do të kishin vullnet për zgjidhje, do të kishin pasur kohë, dhe ende e kanë mundësinë. Ata nuk kanë numra për të formuar qeverinë, dhe fakti që Kurti nuk mund të bëhet kryeministër, e mban peng shtetin dhe popullin”, ka thënë Krasniqi.