Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrim deri në 30 ditë

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrim deri në 30 ditë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Majalzisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë.

Osmani deklaroi se ky hap i rëndësishëm i Malajzisë i prinë hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur gjatë javës së ardhshme në kuadër të vizitës së presidentes.

“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohës ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të dhënë përjashtime nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë”- ka njoftuar Osmani në platformën ‘X’ më 25.04.2025.Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen ndaj institucioneve të Malajzisë duke theksuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.