Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka konfirmuar se, edhe në seancën e sotme konstituive, Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë të kundërshtojë këtë propozim.
“Qëndrimi dhe votimi është ashtu siç ka qenë edhe herën e kaluar”, ka thënë Limaj, duke përsëritur pozicionin e partisë që mbetet i pandryshuar.