Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko

Extra AL PVC

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko. Mësohet se Atalanta Pasko, regjisore montazhi, gazetare dhe përthyese, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.

Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë. Në vitin 1970, ajo fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurtër, montoi filmat e parë dokumentarë “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mithat Fagut.

U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondencë studimet e larta për gjuhë-letërsi duke përvetësuar gjuhën frënge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Në fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Më pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistik që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të lartë: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shte të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

Për montimin e filmit vizatimor “Lisi” u nderua me një çmim të veçantë. Në vitet 90-91 mori pjesë në proceset demokratike dhe bëri disa shkrime në organet e ndryshme të shtypit demokratik. Në vitin 1992 u transferua në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, fillimisht si përkthyese, dhe pas një viti si drejtoreshë e lajmeve të jashtme.    /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem,...

Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-së. Osmani do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë. Përmes një komunikate...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë. Kurti shkroi se...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem, ka njoftuar një zyrtar izraelit. Bëhet e ditur se oficerë me rroba civile janë parë duke...