Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një reagimi kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me rastin e Enver Sekiraqës, lirimi i të cilit u bë përmes vendimit të gjyqtarit Agim Kuçi.
Nga OVL e UÇK-së, thuhet se, dyshohet se Sekiraqa, nga lirimi i tij, ka përfituar ‘‘për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë, në procese që zhvillohen kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.