Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haxhiu – prokurorëve e gjyqtarëve: Mund të jeni të hidhëruar me Qeverinë, por punoni për viktimat e dhunës

Extra AL PVC

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women kanë mbajtur tryezën e me temë “Dhuna ndaj vajzave – Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se puna e institucioneve në parandalim të këtyre rasteve nuk fillon as nuk përfundon me këtë fushatë.

Por sipas saj, është hera e parë që institucionet i kanë veshtë e sytë kah viktimat e dhunës në familje, e sidomos gratë.

Me këtë rast ajo u shpreh e shqetësuar që në këtë tryezë nuk kanë marrë pjesë prokurorë e gjyqtarë.

Sipas saj, ata mund të jenë të hidhëruar me Qeverinë për shkak të pagave, por që duhet të jenë zëri i viktimave dhe të zotohen se do të përfundojnë punë e tyre me përgjegjësi në bazë të mandatit që kanë.

“Puna jonë kundër këtij fenomeni nuk fillon me fushatën që kemi lansuar. Edhe Kosova i është bashkuar vendeve të tjera për ndërmarrë aktivitet të ndryshëm me qëllim të sensibilizimit të opinionit edhe për raportimin e rasteve të dhunës sikurse edhe për thirrje institucioneve për veprime në përputhje me përgjegjësit dhe mandatin që kanë. Është hera e parë që MD-ja e drejton fushatën kundër dhunës në bazë gjinore. Për herë të parë institucionet i kanë sytë e veshët kah viktimat e dhunës, dhuna në familje nuk mund të shihet si diçka e izoluar si diçka privat sepse është përgjegjësi institucionale për të adresuar”.

“Është e vërtetë që nëse i shohim statistikat rasteve e dhunës ndaj grave janë shumëfisha më të mëdha se i atyre ndaj burrave, dhe për këtë arsyeje janë fokus i yni gratë. Kemi shumë punë për të bërë, sfida më e madhe mbetet sistemi i drejtësisë, më vjen keq që në këtë tryezë nuk ka as prokurorë as gjyqtarë sepse ata mund të jenë të hidhëruar me Qeverinë, por kur jemi duke diskutuar për viktimat e dhunës ata duhet të jenë në secilin organizim që mbahet për t’u zotuar që do të kryejnë detyrën dhe përgjegjësinë me mandatin që kanë. kemi bërë ndryshime në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale. Për këtë persona me vendim plotësues nuk mund të jenë pjesë e institucioneve, nuk mund te kandidatë në zgjedhje edhe për lejen e vozitjes. Viktimat të lajmërojnë rastet jam e vetëdijshme për ndarje e pushteteve por asnjëherë nuk do të ndalem në kuptim të thirrjes për institucionet që të kryejnë punën e tyre”.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë. Bëhet e...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në...