Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani udhëton për në Finlandë

Osmani udhëton për në Finlandë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë, me ftesë të presidentit finlandez, Aleksander Stubb.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s – misionit të KFOR-it.