Urdhri për të sulmuar Rafahun do të jepet “shumë shpejt”, paralajmëron Izraeli

Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë “shumë...

Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shumë borxhe e pak investime në ndërmarrjen “Trepça”

Extra AL PVC

Ndërmarrja “Trepça”, është duke u ballafaquar me mungesë të financave, borxheve e prodhimit të pakët. Punëtorët shprehin shqetësimin për gjendjen, derisa udhëheqësit thonë se rifunksionalizimi i ndërmarrjes siç ishte, kërkon disa vite.

Është vendi nga i cili dikur mbahej Kosova, por tash gjendja është tejet e rënduar.

Me borxhe të shumta, me menaxhim jo të rregullt e me mungesë të përpunimit të mineraleve, ndërmarrja “Trepça”, duket se ngadalë po shkon drejt shkatërrimit.

Këtë drojë e ka një nga ata që këtu e kaloi pjesën më të madhe të jetës, derisa tani ndërmarrja ka një mijë e 500 punëtorë.

Gani Osmani që tash e 41 vjet ishte në shërbim të minierës, me nostalgji tregon kohën kur nga kjo minierë përpunohej ari e argjendi, derisa sot të mirat e Kosovës po i përpunojnë shtetet evropiane.

“Diku 15 mijë tonë xehe është derisa të hyra janë një milion në muaj, me ato na i sigurojmë edhe pagat por tash është një krizë shkaku i krizës globale energjetike. Trepça kurrë ma keq më financa nuk ka qenë, ka shumë borxhe të papaguara dhe çdo muaj janë mbledh borxhet. Sigurimi i punëtorëve nuk paguhet. Nëse nuk intervenohet shpejt , Trepça nuk ka mundur t’ia dalë. Me shku në kolaps Trepça në 20 vjet pas lufte është keq. Para lufte është bërë finalizimi në Zveçan, pasi ka zink, argjend edhe ari, këto janë ndarë mineralet me vlerë, kurse sot kjo nuk ndodh. Vetëm bëhet koncentrat dhe vijnë shtetet nga jashtë e blejnë e çojnë në shkritore të tyre, minatorët punojnë a shtetet e tjera fitojnë”, ka thënë Gani Osmani-Punëtor i “Trepçës”

Për gjendjen e rrënuar të pasurisë pothuaj më të madhe të Kosovës, janë të njoftuar të gjitha institucionet e vendit, por dora e tyre është fare pak e pranishme.

Aktualisht nga kjo ndërmarrje në muaj nxjerrën deri në 15 mijë tonë xehe pjesa më e madhe e të cilës shitet si koncentrat jashtë vendit.

Drejtori i ndërmarrjes, Behgjet Vinarci shprehet i zhgënjyer që deri tash të gjitha projektet e planifikuara për Trepçën, kanë mbetur vetëm në letër.

“Për shkak të mungesës së investimeve dhe në tri vitet e fundit menaxhimi jo i mirë brenda minierës dhe ndikimi global ka ndikua që mos të kemi një prodhim të kënaqshëm. 14 mijë deri në 15 mijë tonë në muaj nxerrja e xehes nga kjo minierë. Momentalisht mundësitë janë të tilla që këtë xehe ta ofrojmë si koncentrat pasi s’kemi mundësi që të përpunojmë tutje. Janë bërë shumë takime e plane e projekte por deri më tani nuk është realizuar asnjë prej tyre”, ka thënë Behgjet Vinarci – drejtor i ndërrmarjes “Trepça”.

Për të kthyer kohen e lavdishme të kësaj pasurie duket se do të kalojnë vite.

“Trepça duhet të ketë një riorganizim të mjeteve e të pajisjeve në mënyrë që të kemi një shkallë më të lartë të prodhimit, pastaj të mendojmë për flotacione. Për të kthyer namin e dikurshëm  të kësaj minierë duhet kohë”, ka thënë Bahri Hyseni-Kryetar i bordit “Trepça”.

Gjatë të martës punëtorët e kësaj ndërmarrje mbetën të ngujuar në minierë shkaku i mungesës së energjisë elektrike.

Vetëm një ditë pas në zyrat e ndërmarrjes ishte zv.ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, i cili udhëheqësve iu premtoi se do të rishikojnë mundësinë që të ketë zgjidhje për këtë./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Urdhri për të sulmuar Rafahun do të jepet “shumë shpejt”, paralajmëron Izraeli

Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë “shumë...

Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve...

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia ka bastisur zyrat e Al Jazeera në Jerusalem,...

Urdhri për të sulmuar Rafahun do të jepet “shumë shpejt”, paralajmëron Izraeli

Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë “shumë shpejt” duke pasur parasysh refuzimin e marrëveshjes për armëpushim nga Hamasi, ka njoftuar Ministri izraelit...

Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-së. Osmani do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë. Përmes një komunikate...

Kurti poston një foto të monumentit “Nëna Shqipëri”: Vetëm dëshmorët e kanë përfunduar angazhimin për vendin

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, duke publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri” në Tiranë. Kurti shkroi se...