Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti sot rreth orës 04:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër.
“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha ajo.