Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Të hënën vazhdon seanca për votimin e kryetarit të Kuvendit

Të hënën vazhdon seanca për votimin e kryetarit të Kuvendit

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme as në raundin e dytë të votimit.

Ajo mori 57 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se Kuvendi do të vazhdojë punimet të hënën, në orën 15:00.