Selvi Izeti psikologe në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës gjatë luftës, ka thënë se dhuna seksuale konsiderohet si një nga traumat më të thella për nga natyra.
E ftuar në emisionin “N’DETAJE” në Tv Arbëria, Izeti tha se në shoqërinë kosovare morali konsiderohet shumë i lidhur me seksualitetin.
“Njëra ndër traumat më të thella që konsiderohet është dhuna seksuale. Për nga natyra është e vrazhdë e egër dhe shpesh shoqërohet me ndjesinë e fajita e turpit e aq më tepër në shoqërinë kosovare, tu e konideru si shoqëri patriarkale ku morali është shumë i lidhur me seksualitetin.
Të mbijetuarit për vite të tëra traumën e kanë mbajtur brenda vetes dhe kur mbahet brenda vetes është një lloj burgu brenda vetes. Të mbijetuarit për vite të tëra e kanë mbajtë, e kanë shtyp atë traumë për frikën se nëse flasim cilat kanë me qenë pasojat në shoqëri. Të mbijetuarit të cilët kanë marrë guximin me i tregu familjarëve shpesh herë janë refuzu prej tyre, kemi familjarë të cilët i kanë detyru kurrë mos me fol”, tha më tej ajo./TVARBERIA./