22:10 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Don Shtjefën Doda: Pashkët janë zemra e fesë

Don Shtjefën Doda: Pashkët janë zemra e fesë

Pashkët në fakt janë zemra e fesë, janë festat më të mëdhaja për shkak se në qendër kemi të bëjmë me ngjalljen. Kështu ka deklaruar Don Shtjefën Doda, klerik fetar në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria.

Doda më tej tha se fjala pashkë e ka preardhjen prej hebraishtes.

“Pashkët në fakt janë zemra e fesë, janë festat më të mëdhaja për shkak se në qendër kemi të bëjmë me ngjalljen. Fjala pashkë e ka preardhjen prej hebraishtes që do me thënë dalje ndërlidhet me popullin hebrejë, që ka dalë prej robërisë në liri e në këtë kuptim edhe në shqip thuhet pashkë po në fakt me ardhjen e Jezu Krishtit këtu kemi të bëjmë me një dalje robërisë së mëkatit në lirinë e bijëve të Zotit”, tha ai.