Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Të shtunën në ora 12:00 vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Të shtunën në ora 12:00 vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit me fillim nga ora 12:00.

Seanca e së shtunës do të jetë vazhdimi i tretë i seancës konstituive, e cila dy herë radhazi dështoi të finalizohet pasi raporti i Komisionit për Verifikim mandatesh herën e parë s’ka marrë vota mjaftueshëm dhe herën e dytë s’është hedhur fare në votim.

Kryesues në këto seanca është deputeti më i vjetër i Vetëvendosjes, Avni Dehari.