Analisti politik Selver Islamaj në ARB Debat në TV Arbëria ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka krijijuar një narrative të qëllimshme viktimizimi dhe ka nxitur krizën aktuale politike në vend.
“Roli kryesor që e ka pasur gjithmonë Albin Kurti është viktimizimi, që po përpiqet të mbrojë shtetin, institucionet, me kriju stabilitet, por këta të tjerët, si zakonisht, janë duke e prishur rendin dhe krijuar kaos politik,” tha Islamaj.
Sipas tij, Kurti po përpiqet ta paraqesë veten si viktimë për të fituar simpati politike, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet e vitit 2021.
“Ai e ka mjeshtruar shpërqendrimin në përfeksion” thotë islamaj
Islamaj shkoi më tej, duke thënë se kjo strategji e viktimizimit ka nisur që nga momenti i numërimit të votave, ku sipas tij, është projektuar dhe ndërtuar kriza që po zhvillohet sot.
“Këtë Kurti e ka filluar që nga numërimi i votave – e gjithë kjo krizë është e projektuar,” theksoi Islamaj.