Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Nuk kanë kontakt më, Dafina i kundërpërgjigjet Labit

Nuk kanë kontakt më, Dafina i kundërpërgjigjet Labit

Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë për ‘RTV Dukagjini’, Gashi tregoi se marrëdhënia e tyre tashmë është e mbyllur dhe nuk ka më asnjë kontakt mes tyre.

“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja mes tyre ka qenë e thellë.

Moderatori theksoi se është ndjerë i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina:

“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në ‘Big Brother’,” – tha ai.

Pavarësisht fjalëve të rënda, Gashi nuk harroi të shprehë një urim për Dafinën, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë:

“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”

Por reagimi i Dafina Zeqirit nuk vonoi! Ajo zgjodhi të flasë me qetësi, por me tone të qarta përmes një postimi në Instagram Story, ku shpërndau këtë mesazh:

“Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje.
Me suksesin vjen edhe zhurma – njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua.
Por ajo që kam mësuar është kjo: mbrojtja e paqes tënde ndonjëherë do të thotë të ecësh ndryshe, të flasësh më pak dhe ta mbash rrethin të ngushtë.”

Dafina, në mënyrë të tërthortë, duket se u përgjigj ndaj deklaratave të Labit, duke i qëndruar besnike vetes:

“Jo të gjithë do ta kuptojnë këtë – dhe është në rregull. Heshtja ime nuk është dobësi. Është forcë.
Kam lënë pas gjithçka që nuk më shërben më, dhe kjo mjafton. Qëndroj e palëkundur në atë që jam – dhe kjo është e njëjta energji që dua t’ia transmetoj fëmijës tim dhe të gjithëve ju:
Jini të mirë, por mos lejoni askënd të shuajë dritën tuaj ose t’ju bëjë të ndiheni të vegjël.”

Dhe ajo e mbyll me një fjali të fuqishme:

“Do flasin. Le të flasin. Unë do të vazhdoj të jem vetja – me dashuri, gjithmonë. Dafina.”

Ky mesazh duket si një manifest i qartë për paqe të brendshme, pjekuri dhe vendosmërinë për të mos u përfshirë në drama publike – një qasje që duket se Dafina po e përqafon gjithnjë e më shumë, sidomos tani që pret të bëhet nënë. /Prive