Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu: ka tendencë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit

Haxhiu: ka tendencë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se PDK sërish po kërkon nga LVV-ja që të japin dorëheqje nga posti i tyre.

“Sërish Partia Demokratike e Kosovës po kërkon dorëheqjen tonë, pra sërish PDK tha dorëzoni dorëheqjet, nuk e di çka po presin që të dalim në shesh dhe të themi që ne dorëhiqemi nga postet por këtë ne e kemi bërë me shkrim, e kemi bërë para se të fillojë seance konstituive më 15 prill. Ne nuk e dijm se si do të vazhdojmë tutje por është e qartë se ka tendencë të hapur për të bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë vazhdon të mbahen përgjegjës partitë opozitare”, tha Haxhiu.